Tuesday, January 1, 2013

QËLLIMI

Qëllimi i Devolli.net
Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Çfarë është Devolli.net

Devolli.net është një projekt i mirëfilltë informatik. Sistemi ka si qëllim grumbullimin e informacionit+ të rrethit te Devollit, përpunimin e tij bazuar mbi teknika auto-inteligjente dhe më tej prezantimin tek të gjithë përdoruesit. Aktualisht i gjithë ky informacion mblidhet nëpërmjet internetit me anë të agjentëve tanë të informacionit {Quareo Bot}. Aktualisht projekti cilësohet akoma në fazat e para.(shënim: Korik 2008). Sistemi ynë do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni rreth zonës të devollit. Në ndryshim nga kërkimet në makina kërkimi si Google, Yahoo-Inktomi, Live-MSN etj, sistemi ynë përmban një informacion të kufizuar shqiptar. Ky projekt është jo fitimprurës. Faqja web nuk do të përmbajë reklama fitimprurëse!. Vazhdimësia e këtij projekti do të mundësohet nga vetë stafi i Devolli.net. Nëse jeni të interësuar të bashkëpunoni apo sponsorizoni këtë projekt atëherë ju lutem na Kontaktoni. Shërbime dytësore që mund të implementohen në të ardhmen mund të jenë një burim mbështetje financiare për ardhmërine e projektit.

Audienca

Ky projekt do u shërbeje të gjithë individëve të interësuar për Reklamim, informacin,turizëm, gazetarëve, hulumtuesve politik dhe ekonomik, por dhe çdo përdoruesi tjetër në internet.

Vizitoni Faqen zyrtare në internet: Devolli Net